​Nis raundi i parë i Kupës së Kosovës në volejboll

Raundi i parë i Kupës së Kosovës 2025/26 shënon hapjen e një kapitulli të ri të sezonit për volejbollin kosovar. Skuadrat e elitës hyjnë në garë për trofe në një front të dytë, ku çdo ndeshje është eliminatore dhe emocionet pritet të jenë në maksimum.

Ndeshjet e raundit të parë zhvillohen më 24 dhe 25 shkurt, në të dyja konkurrencat – meshkuj dhe femra – me duele që premtojnë rivalitet dhe spektakël në palestra.

Meshkujt

Ulpiana – Skënderbeu

25.02.2025 | 17:00

“Palestra e Re”, Lipjan

Femrat

Prishtina Elite – Skenderaj

24.02.2025 | 19:00

Pallati i Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë

Feniks – Vëllaznimi

25.02.2025 | 19:00

Palestra e Qytetit, Kamenicë

Kastrioti – Prishtina 75

25.02.2025 | 20:00

Palestra “Bill Clinton”, Ferizaj

Me kampionatin që po hyn në fazën vendimtare, Kupa e Kosovës pritet të sjellë beteja të forta për trofeun, ku çdo set mund të bëjë diferencën./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU