Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur seanca përfundimtare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, ku pritet që palët të paraqesin fjalët e tyre përfundimtare.
Në këtë proces gjyqësor janë të akuzuar bashkëshorti i së ndjerës, Naim Murseli, i cili dyshohet si organizator i vrasjes, si dhe Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla si bashkëpjesëmarrës në krim.
Gjatë shqyrtimit të çështjes, të akuzuarit kanë dhënë versione të ndryshme për ngjarjen, ndërsa prokuroria ka paraqitur prova që sipas saj dëshmojnë se vrasja nuk ishte grabitje, por një plan i organizuar.
Pas përfundimit të fjalëve përfundimtare, trupi gjykues pritet të tërhiqet për vendim, i cili do të përcaktojë përgjegjësinë penale të të akuzuarve në këtë rast.





