Një tërmet me magnitudë 6.2 ballë ka goditur Indonezinë.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) njoftoi se epiqendra e tërmetit ndodhej 58 kilometra larg detit, në perëndim të rajonit Tobelo, shkruan AA, transmeton KosobaPress.
Sipas njoftimit, tërmeti me magnitudë 6.2 u regjistrua në një thellësi prej 120.9 kilometrash.
Ende nuk është raportuar për viktima apo dëme materiale, dhe nuk është lëshuar asnjë paralajmërim për cunami.


