Tenistët britanezë Jack Drapper dhe Jacob Fearnley e kanë sfiduar të ftohtin norvegjez, një ritual ky që është tradicional për nordikët.
Përpara ndeshjes së ekipit për raundin e parë kualifikues të Kupës Davis kundër Norvegjisë në Oslo, ata të dy u drejtuan për në KOK Oslo Sauna, Aker Brygge, për t’u zhytur brutalisht në detin e ftohtë me akull dhe për të bërë saunën tradicionale.
Britaniku numër 1, Drapper, nuk ka luajtur që kur u detyrua të tërhiqej nga US Open, në gusht për shkak të një dëmtimi në krah.
Pas pesë muajsh pushim, Drapper synon të rikthehet në formën e duhur duke e nisur në Kupën Davis.
Të enjten do të përballet me norvegjezin Viktor Durasovic me fillim nga ora 18:00 dhe të premten me norvegjezin tjetër, Nicolai Budkov Kjaer që nis nga ora 17:10, në Nadderud Arena, Oslo.
KosovaPress






