Nuk rikandidoi për deputet – Driton Hyseni tregon se për çfarë është marr vesh me Albin Kurtin

Deputeti i legjislaturës së dhjetë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Hyseni, i cili nuk është në listë për deputet për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit 2026, pretendon që të ardhmen të angazhohet në ekzekutiv. Për këtë, ai ka thënë se është marrë vesh me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Ky vendim i përbashkët me Kurtin, sipas tij, është “vijimësi e rrugëtimit e betejave të përbashkëta për Kosovën, nga viti 1998”, kur ishin bashkë në shërbim të Zyrës së Përfaqësuesit Politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Demaçi.

“Dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për secilin prej jush, për mbështetjen, konsideratën, besimin dhe vlerësimin që i keni dhënë Lëvizjes Vetëvendosje dhe mua personalisht gjatë kandidimeve në tri palë zgjedhje. Ju jam përjetësisht mirënjohës!”- shkroi Hyseni në Facebook më 15.05.2026.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU