Kritika e Driton Kukës për pagat te Prishtina: Janë para të taksapaguesve!
Trajneri i njohur i xhudos, Driton Kuka, ka reaguar ashpër lidhur me raportimet për pagat e larta në klubin e basketbollit Prishtina, duke ngritur shqetësime për mënyrën e shpenzimit të parasë publike.
Në një postim në Facebook, Kuka ka vënë në pikëpyetje vërtetësinë e informatave se paga e disa lojtarëve dhe trajnerëve arrin deri në 25 mijë euro në muaj.
“A është kjo e vërtetë, miq? Nëse po, këto janë para të taksapaguesve tanë! Diku po kërkoni kursime në çdo fushë, ndërsa kjo qenka e lejuar, apo?!”, ka shkruar Kuka.
Reagimi i tij vjen pas raportimeve se klubi i Prishtinës, i financuar në masë të madhe nga sponsorizimet që burojnë nga buxheti i shtetit, ka pasur paga shumë të larta për lojtarë dhe staf teknik.
Kuka ka theksuar se në kohën kur institucionet po kërkojnë kursime dhe shtrëngime buxhetore, shpenzimet e tilla për sportin profesionist janë të pakuptimta dhe kërkojnë transparencë të plotë.

Mbi 1 milionë e 200 mijë euro borxhe, shpalosen detaje nga gjendja e rëndë e KB Prishtinës





