Pamjet, kështu dukej Bia dikur, përpara ndërhyrjeve

Pas hyrjes surprizë të babait të Toney-t në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4, situata për Bia Khalifën u tensionua ndjeshëm. Ai i kërkoi të birit që të largohej prej saj, duke e vënë banoren në një pozitë të fortë emocionale dhe duke ndezur diskutime të shumta brenda dhe jashtë shtëpisë, transmeton Raporto24.

Ndërkohë që drama po vazhdon, një tjetër detaj ka rikthyer vëmendjen te Bia: pamja e saj para transformimeve estetike. Fotografi të vjetra të banores po qarkullojnë në rrjet, duke zbuluar një version krejtësisht të ndryshëm nga imazhi që ajo ka sot.

Me tipare të buta, flokë të kuqërremtë dhe një bukuri natyrale, Bia shfaqet në një dritë më të thjeshtë dhe më të çiltër në fotot nga e kaluara. Ndërhyrjet estetike që ka pranuar publikisht i kanë ndryshuar dukshëm pamjen, duke e kthyer në figurën ekstravagante me të cilën njihet aktualisht.

Për shumë njerëz, krahasimi i dy periudhave nxjerr në pah një fakt të thjeshtë: pavarësisht transformimit, Bia ka qenë dhe mbetet një vajzë me fizionomi të spikatur dhe prani të fortë.

Shikoni imazhet për krahasimin: Bia dikur vs. Bia sot.

 

Screenshot

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU