Pas përfundimit të ndeshjes mes Lirisë dhe Vushtrrisë në Prizren, janë regjistruar përplasje mes policisë dhe disa tifozëve të ekipit vendas.
Sipas pamjeve të publikuara, tifozët nuk janë lejuar të dalin menjëherë nga stadiumi, gjë që ka shkaktuar tensione dhe shtyrje mes tyre dhe zyrtarëve policorë.
Në vendin e ngjarjes është parë një numër i madh i forcave policore, të cilat kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën. Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar apo të arrestuar nga incidenti./Rapirto24/





