Ramush Haradinaj: “Ka fituar Kushtetuta dhe ligji përballë populizmit”

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend.
Në deklaratën e tij, Haradinaj theksoi se “mbrëmë ka fituar Kushtetuta dhe ligji përballë populistit Albin Kurti”, duke shtuar se ka triumfuar vetëdija qytetare dhe rezistenca e opinionit publik ndaj, siç e quajti ai, rrezikimit të rendit kushtetues.
Sipas tij, është forcuar bindja se asnjë individ apo subjekt politik nuk mund ta rrezikojë ekzistencën e shtetit të Kosovës. Ai vlerësoi gjithashtu se vendi ka kaluar “gjashtë vite të humbura” nën qeverisjen aktuale, por se tashmë nis një etapë e re.
Haradinaj deklaroi se është “përmbysur koncepti i partisë-shtet” dhe tentimi që një individ të përqendrojë pushtetin, duke e cilësuar këtë si fund të një qasjeje autokratike në qeverisje.
Në fund, ai theksoi se vendimmarrja i është kthyer sovranit dhe se qytetarët “mbajnë mend e nuk falin”. Ai shtoi se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka qenë bashkëpunuese dhe e përkushtuar për tejkalimin e krizës politike.
“Për Kosovën deri në frymën e fundit”, përfundon reagimi i tij./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU