Rey Manaj është pa dyshim lojtari më i dalluar i momentit te Sivasspor.
Sot, ai realizoi golin e tij të radhës në kampionat, duke i dhënë avantazhin skuadrës në ndeshjen ndaj Serikspor në transfertë.
Manaj shënoi në minutën e 48-të, pas një pasimi të shkëlqyer që mori në zonë.
Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë nuk e humbi mundësinë.
Në pesë ndeshjet e fundit në kategorinë e dytë të Turqisë, Manaj ka shënuar katër gola dhe ka dhënë një asist.





