Ronaldo – golashënuesi i parë më i mirë në 4 vende të ndryshme

Me dygolëshin e shënuar në ndeshjen e fundit (Al Nassr-Al Ittihad 4-2), Cristiano Ronaldo ka regjistruar dy rekorde të tjera, të cilat u shtohen atyre të arritura tashmë gjatë një karriere shumë të gjatë dhe të suksesshme.

Në fakt, portugezi arriti 35 gola në 31 paraqitje, duke tejkaluar rekordin historik të Pro Ligës Saudite që daton në 2018/19 kur marokeni Abderrazak Hamdallah ndaloi në 34 gola.

Por jo vetëm kaq. Sipas faqes zyrtare të klubit saudit, CR7 është gjithashtu lojtari i parë që fiton titullin e golashënuesit më të mirë në katër kampionate të ndryshme (Premier League, LaLiga, Serie A dhe Saudi Pro League).

🟡 𝐇𝐈𝐒𝐓𝐎𝐑𝐈𝐂𝐀𝐋 🔵

Cristiano Ronaldo breaks the Saudi League Record for most goals in a season 🤩
He reached now 35 Goals/31 Games. 🔥

The FIRST EVER To Be
THE LEAGUE TOP SCORER
of 4 Different Countries! 🐐 pic.twitter.com/1XxJ99Tfgq

— AlNassr FC (@AlNassrFC_EN)
May 27, 2024

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU