Fasada e objektit ku janë të vendosura zyret e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është shkëputur pjesërisht, duke paraqitur rrezik serioz për kalimtarët.
Si pasojë e incidentit, njësitet emergjente kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë vendosur shirita rrethues për të siguruar zonën. Aktualisht, perimetri i objektit është rrethuar, ndërsa në trotuar vërehen mbetjet e fasadës së rënë.
Ende nuk raportohet nëse ka persona të lënduar nga ky rast, ndërsa autoritetet pritet të hetojnë shkaqet dhe gjendjen e objektit.
Situata mbetet e rrezikshme dhe kërkohet kujdes i shtuar nga qytetarët që lëvizin në atë zonë./Raporto24/





