Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rrustem Mustafa, kandidat në zgjedhjet e 7 qershorit, ka zhvilluar një takim mobilizues me qytetarë në Llap.
Përmes një postimi në Facebook, Mustafa ka thënë se Llapi vazhdon të jetë një mbështetje e fuqishme për Partia Demokratike e Kosovës dhe për vizionin e saj për qeverisje të mirë, zhvillim dhe stabilitet shtetëror.
“Sot, në një takim mobilizues në Llap, pamë edhe njëherë se gatishmëria për sukses kurrë nuk i ka munguar Llapit dhe PDK-së”, ka shkruar ai.
Mustafa ka theksuar se uniteti, urtësia dhe angazhimi janë çelësi i suksesit, duke kujtuar edhe periudhat më të vështira për Kosovën.
“Të bashkuar ishim në momentet më të vështira për Kosovën dhe fituam lirinë. Të bashkuar jemi edhe sot, për një shtet të fortë, zhvillimor dhe me perspektivë për të gjithë”, është shprehur ai.
Në fund të mesazhit, ai ka kërkuar mbështetje për Partia Demokratike e Kosovës me numrin 125 dhe për kandidaturën e tij me numrin 15, si dhe për kandidatin për kryeministër Bedri Hamza./Raporto24/






