​Sekuestrohet një armë pas të shtënave me armë zjarri në Jezerc të Ferizajt

Një armë zjarri është sekuestruar nga Policia e Kosovës pas raportimit për të shtëna në fshatin Jezerc të Ferizajt.

Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur më 28 qershor 2026, rreth orës 20:00, kur Stacioni Policor në Ferizaj ka pranuar informacion se në vendin e quajtur “Livadhet e Kishës” ishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së informatës, hetuesit policorë, në bashkëpunim me Njësinë Reaguese, kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur të dyshuarin me inicialet F.R., 23 vjeç.

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri (pistoletë), për të cilën i dyshuari posedonte leje.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka autorizuar intervistimin e të dyshuarit. Ndaj tij është iniciuar procedurë për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Pas përfundimit të procedurave fillestare, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt hetimore.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU