No menu items!

Shakaja që i kushtoi shtrenjtë 26-vjeçarit, dënohet me dy vjet burgim

26 vjeçari nga Rusia, Karomatullo Dzhaborov është dënuar me 2 vite burim.

I riu nga Rusia vendosi të tallet me masën në metro dhe të shtiret kinse po pëson sulme si rezultat i simptomave të forta të Covid19 – duke i detyruar pasagjerët e tjerë të ikin nga frika se edhe ata mund të infektohen.

Ai u filmua duke u rrëzuar në dysheme dhe duke filluar të dridhet kinse po pëson një sulm si pasojë e coronavirusit.

Gjithçka ndodhi në një tren të metrosë së Moskës gjatë shkurtit të vitit të kaluar, ku pasagjerët tjerë fillimisht vrapuan për ta ndihmuar – por kur dëgjojnë dikë duke thënë se ka coronavirusin, filluan të ikin.

Megjithatë aty u shfaq një patrullë e policisë që fillimisht e dërgoi në spital për t’u siguruar që ai nuk është sëmurë, dhe më pas është dërguar në paraburgim.

E gjykata e Moskës ka marrë vendim – duke ia shqiptuar dënimin prej dy viteve e katër muaj burgim. Hiq më lehtë nuk kanë shpëtuar edhe dy persona tjerë që e shoqëruan dhe që ishin pjesë e kësaj shakaje.

Stanislav Melikhov dhe Artur Isachenko u dënuan me dy vite me kusht – por ajo çfarë u kushtoi më shumë është humbja e vendit të punës.

http://

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.