Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se ka përfunduar natën e tetë radhazi të operacioneve ushtarake kundër Iranit. Sipas njoftimit, sulmet u zhvilluan më 18 korrik, rreth orës 23:30 sipas kohës lindore të SHBA-së, me urdhër të komandantit të operacionit.
Gjatë këtij operacioni, forcat e CENTCOM-it goditën objektet iraniane të mbikëqyrjes bregdetare, sistemet e mbrojtjes ajrore, kapacitetet detare, si dhe vendet e ruajtjes së raketave dhe dronëve, me qëllim të dobësimit të kapaciteteve ushtarake të Iranit.
Gjithashtu, u shënjestruan forcat e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), të cilat, sipas CENTCOM-it, nisën sulme ndaj ushtarëve amerikanë në Jordani më 17 korrik.
Sipas CENTCOM-it, më shumë se 50 mijë ushtarë amerikanë janë të dislokuar në të gjithë Lindjen e Mesme dhe mbeten në gatishmëri të lartë, të përqendruar në misionet e tyre dhe të përgatitur për çdo zhvillim të mëtejshëm.


