​Shqipëri: Protestuesit tentojnë të bllokojnë hyrjen e Kuvendit, përplasen me policinë

Një grup protestuesish kanë bllokuar sot hyrjen e Kuvendit të Shqipërisë, duke bërë të pamundur ose të vështirë daljen e deputetëve dhe ministrave nga salla e Kuvendit, teksa zhvillohej seanca plenare.

Kur disa prej deputetëve dhe ministrave dalën, protestuesit i kanë goditur me vezë dhe me ujë, shkruan Top Chanel, transmeton KosovaPress.

Raportohet se mes tyre dhe policisë ka pasur disa herë përplasje dhe shtyrje fizike, e në fund janë kërkuar përforcime, ku kanë mbërritur Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë për të hapur rrugën dhe për të krijuar një kordon sigurie.

Policia dhe FNSH kanë krijuar një kordon sigurie përmes të cilit bëhet e mundur largimi me mjetet e tyre të ligjvënëseve, ndërsa protestuesit i gjuajnë me vezë nga distanca.

Një nga organizatorët e protestës qytetare Arben Kola, dëgjohet duke thënë: “Mos na provokoni”.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU