Shqipëria dhe Serbia e fitojnë të drejtën e organizimit të Evropianit U-21

Shqipëria dhe Serbia do ta organizojnë Kampionatin Evropian të Futbollit për moshat U-21.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi serb “Danas”.

Sipas këtij të fundit, tashmë gjithçka është e konfirmuar, me dy vendet që do ta organizojnë këtë eveniment në vitin 2027.

Në Shqipëri ndeshjet do të luhen në Tiranë, Shkodër, Durrës e Elbasan, përcjell “Gazeta Express”.

Evropiani U-21 do të hapet në stadiumin “Karadjordje” të Novi Sadit, ndërsa do të luhet edhe në Leskovc, Zajeçar dhe Loznicë.

E finalja do të luhet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Shqipëria, si organizatore, do ta fitojë të drejtën e kualifikimit direkt në këtë eveniment, i cili është kritikuar me të madhe nga shqiptarët anembanë botës shkaku i së kaluarës mes dy popujve. /Gazeta Express

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU