“Si zog shqipe n’mal mi male, e kish falë Zoti këtë djalë”, reagon Granit Xhaka

Mesfushori i Zvicrës, Granit Xhaka, ishte në qendër të vëmendjes mbrëmë gjatë ndeshjes ndaj Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Tifozët kosovarë e vërshëllyen disa herë, dhe e duartrokitën disa herë gjatë ndeshjes që përfundoj me rezultat 1-1 e nuk përfundoj pa polemika nëpër rrjete sociale.

Xhaka u shfaq i nervozuar pas ndeshjes dhe pranoi se nuk e priste një reagim të tillë nga tifozët. Megjithatë, mesfushori i Sunderlandit reagoi më pas edhe përmes rrjeteve sociale.

Në profilin e tij në Instagram, Xhaka postoi një fotografi me këngën kushtuar Çun Mulës, duke shkruar shkurt: “Faleminderit”.

Teksti i këngës thotë:
“Si zog shqipe n’mal mi male, e kish falë Zoti këtë djalë”, duke treguar kështu lidhjen e tij me origjinën dhe kulturën shqiptare. /Raporto24/

https://www.instagram.com/granitxhaka/?utm_source=ig_embed&ig_rid=e9d4f00b-6619-4f24-80d2-43f66b64d96a&ig_mid=EF26C1B7-8B41-4D43-A32A-10860276A4E7

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU