​Sigal Prishtina thërret konferencë të jashtëzakonshme për media

KB Sigal Prishtina ka njoftuar se të martën, duke filluar nga ora 13:30, do të mbajë një konferencë të jashtëzakonshme për media në zyrat e klubit.

Sipas njoftimit zyrtar, përfaqësuesit e mediave janë të ftuar të marrin pjesë për t’u informuar rreth zhvillimeve të fundit në klub dhe për të ndjekur deklaratat zyrtare që do të jepen nga drejtuesit e KB Sigal Prishtinës.

Klubi është duke kaluar një fazë të vështirë ngase njëherësh u shkarkua Blerand Stavilevci për shkak të tensione të brendshme dhe pakënaqësive sportive e organizative dhe më pas u emërua deputeti Bekë Berisha i cili poashtu u largua sepse nuk kishte të drejtë që ti mbante dy pozita publike, pra edhe atë të deputetit të Kuvendit të Kosovës.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU