Sllovakia publikon listën për ndeshjen kundër Kosovës

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Sllovakisë, Francesco Calzona, ka publikuar të enjten listën e lojtarëve për ndeshjen kundër Kosovës.

Në listë, Calzona ka përfshirë edhe dy nga yjet kryesorë të skuadrës, kapitenin Milan Skriniar dhe mesfushorin me përvojë, Stanislav Lobotka.

Sllovakia do të përballet me Kosovën në gjysmëfinalen e plejofit kualifikues për Kupën e Botës 2026.

Ndeshja zhvillohet më 26 mars në Stadiumin Nacional në Bratislavë.

Skriniar u lëndua në ndeshjen që Fenerbahçe e zhvilloi ndaj Nottingham Forestit më 19 shkurt, në kuadër të plejofit të fazës nokaut të Ligës së Evropës dhe që nga ajo kohë nuk ka luajtur fare. Megjithatë, ka raportime se ai ka gjasa të paraqitet ndaj Kosovës.

Në dyshim për këtë ndeshje është edhe lojtari me përvojë, Stanislav Lobotka.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU