​Sot përfundon afati për deklarimin e partive për pjesëmarrje në zgjedhjet e 7 qershorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se sot përfundon afati shtatë ditor për partitë politike që të njoftojnë këtë komisionin, respektivisht Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, lidhur me pjesëmarrjen ose jo në zgjedhje, si dhe për formimin e koalicioneve.

KQZ ka bërë të ditur se partitë politike duhet të deklarohen për pjesëmarrje në zgjedhje, mospjesëmarrje në zgjedhje dhe formim të koalicioneve.

Ky obligim, sipas një njoftimit të Komisionit, vlen për 53 partitë politike të regjistruara aktualisht në Republikën e Kosovës.

KQZ njofton se për informacione shtesë, Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike ka vënë në dispozicion numrin kontaktues 038 200 81 010, i qasshëm nga ora 08:00 deri në 16:00.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU