Tayna thyen shifrat: 1.2 milion dëgjime në vetëm 12 orë

Artistja shqiptare Tayna po vazhdon të dominojë skenën muzikore me suksesin e projektit të saj më të ri. Vetëm 12 orë pas publikimit, kënga ka arritur mbi 1.2 milion dëgjime, duke lënë pas shumë artistë të tjerë që mezi arrijnë rreth 80 mijë monthly listeners në platformat muzikore.

Ky rezultat po konsiderohet si një tjetër dëshmi e fuqisë që Tayna ka krijuar ndër vite në industrinë muzikore shqiptare dhe jo vetëm. Me një fanbase të fuqishëm dhe me ndikim të madh në rrjete sociale e streaming, artistja po dëshmon se mbetet një nga emrat më dominant të momentit.

Publiku e ka pritur me entuziazëm projektin e ri, ndërsa komentet dhe shpërndarjet në rrjete sociale kanë qenë masive që në orët e para të publikimit.

“Genesis” duket se po shndërrohet në një nga projektet më të komentuara dhe më të dëgjuara të momentit./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU