Kënga e re e TaynaTayna-s, “Vena”, po shënon një tjetër hap të rëndësishëm në tregun ndërkombëtar muzikor. Pas publikimit, kënga është përfshirë në playlistën “Dance Brandneu” në Spotify, një nga listat e rëndësishme për muzikën dance në Gjermani.
Ky sukses dëshmon edhe një herë fuqinë e Tayna-s për të depërtuar përtej kufijve shqiptarë, duke u renditur krahas prurjeve të reja në skenën evropiane.
Me “Vena”, Tayna konfirmon se është një nga artistet më të suksesshme shqiptare me ndikim në tregun ndërkombëtar.





