Të shtëna me armë zjarri janë raportuar të mërkurën mbrëma në rrugën “Fatime Sokoli” në Prishtinë.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 22:50, ku dyshohet se nga një veturë në lëvizje është shtënë disa herë me armë.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë sekuestruar tri gëzhoja.
Rasti është duke u hetuar.





