​Trepça shkatërron Sigal Prishtinën në Mitrovicë

Trepça ka vazhduar dominimin e saj në Superligën e Kosovës në basketboll, duke shënuar një fitore bindëse ndaj Sigal Prishtinës me rezultatin 113-80.

Kjo fitore e thellë e konfirmon formën e jashtëzakonshme të ekipit mitrovicas, i cili mban pozitën e parë në tabelë me bilanc prej 25 fitoreve dhe vetëm 3 humbjeve këtë sezon.

Në anën tjetër, kjo humbje thellon krizën për Sigal Prishtinën, e cila tashmë ndodhet në pozitën e shtatë dhe po përballet me vështirësi për të ruajtur renditjen e saj.

Me këtë rezultat, Trepça e ka konsoliduar pozitën si pretendenti kryesor për titull, ndërsa prishtinasit duhet të kërkojnë reagim urgjent në ndeshjet e ardhshme për të siguruar vendin në fazën “Play-Off”.

KosovaPress

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU