Vazhdon java e 20-të në Superligën e Kosovës, me tre ndeshje që do të zhvillohen sot dhe secila premton spektakël për tifozët.
Vëmendja kryesore do të jetë në kryeqytet, ku Prishtina do të presë Llapin në një përballje që pritet të jetë emocionuese.
Po ashtu, Prishtina e Re do të pres Ferizajin, ndërsa Dukagjini do të përballet me Gjilanin.
Ndeshjet Prishtina e Re – Ferizaj dhe Dukagjini – Gjilani do të fillojnë nga ora 13:00, ndërsa përballja Prishtina – Llapi nis në orën 18:00.






