Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se një marrëveshje më e gjerë mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit “është negociuar në masë të madhe”, duke sinjalizuar përparim drejt përfundimit të konfliktit disamujor.
“Nje marrëveshje është negociuar pothuajse plotësisht, në pritje të finalizimit ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Republikës Islamike të Iranit dhe vendeve të tjera të përfshira”, ka shkruar Trump në platformën Truth Social.
Presidenti amerikan tha se gjatë së shtunës ka zhvilluar bisedime nga Zyra Ovale me liderë të Gjirit dhe rajonit, përfshirë përfaqësues nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari, Pakistani, Turqia, Egjipti, Jordania dhe Bahreini.
Sipas Trump, diskutimet janë përqendruar rreth negociatave me Iranin dhe një memorandumi mirëkuptimi që lidhet me “paqen”, ndërsa ai shtoi se edhe Ngushtica e Hormuzit pritet të rihapet.
Shkruan cnn.com, transmeton Raporto24.





