Urime! Ana dhe Kevini në pritje të fëmijës së parë

Një nga çiftet më të dashura që lindi në Big Brother VIP Kosova 3, Ana dhe Kevini, kanë ndarë me ndjekësit një nga momentet më të rëndësishme të jetës së tyre, transmeton Raporto24.

Përmes një postimi të përbashkët në Instagram, ata kanë bërë të ditur se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, duke marrë menjëherë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe fansat.

Në fotografitë e publikuara, çifti shfaqet mes natyrës, ndërsa Kevini mban me përkëdheli barkun e rrumbullakosur të Anës. Postimin e shoqëruan me fjalët emocionuese: “Nga dy zemra në tri.”

Historia e dashurisë së tyre nisi gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ku fituan zemrat e publikut. Lidhja e tyre vazhdoi edhe jashtë formatit, ndërsa tani po përgatiten të përjetojnë një kapitull krejtësisht të ri – atë të prindërimit.

Lajmi është pritur me shumë entuziazëm në rrjetet sociale, ku ndjekësit kanë mbushur postimin e tyre me komente urimi dhe përgëzime për pritjen e ëmbël. Për momentin, çifti nuk ka zbuluar ende gjininë e foshnjës, por emocionet për ardhjen e anëtarit më të ri të familjes tashmë janë të mëdha.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU