Prizren, 20 korrik 2026 – Në Gjykatën Themelore në Prizren vazhdon seanca gjyqësore në rastin e vrasjes së 26-vjeçarit Auron Thaqi.
Gjatë seancës së sotme pritet të dëshmojnë zyrtarët policorë hetues, të cilët kanë zhvilluar hetimet lidhur me rastin.
Sipas aktakuzës, Thaqi ishte plagosur rëndë në Prizren dhe më pas ishte dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku nuk arriti t’u mbijetonte plagëve. Prokuroria pretendon se, pas sulmit, ai ishte hedhur nga një automjet në lëvizje.
Për këtë rast në bankën e të akuzuarve ndodhen Enes Ay dhe Hajrullah Brcani.
Enes Ay akuzohet për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor me pasojë vdekjen”, ndërsa Hajrullah Brcani për veprat penale “Mosdhënie e ndihmës” dhe “Moslajmërim i veprave penale apo kryerësve të tyre”.
Seanca pritet të vazhdojë me administrimin e provave dhe dëgjimin e dëshmitarëve të propozuar nga palët./Raporto24/


