Vedat Muriqi: Nëse ka penallti do ta gjuaj unë, dueli ndaj Valjent do të jetë i veçantë

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, është prononcuar në konferencën për shtyp para ndeshjes së ‘play-off’-it ndaj Sllovakisë.

Në pyetjen se a do ta merrte përsipër ekzekutimin e një penalltie eventuale gjatë ndeshjes, Muriqi u shpreh me plotë vetëbesim se do ta gjuante me kënaqësi.

“Nuk e di a do të ketë penallti tjetër, patjetër do ta ekzekutoj unë. Janë gjëra që ndodhin, e di se ku po dëshiron me dalë për penalltinë që e humba ndaj Elche në minutën e 90+2’, por gabon kush e provon. Në rast që do të ketë penallti do ta gjuaj unë”, ka thënë Muriqi fillimisht.

Muriqi u pyet gjithashtu edhe për bashkëlojtarin e tij te Mallorca, Martin Valjent, të cilin të nesërmen kësaj radhe do ta ketë kundërshtar në fushë.

“Kemi biseduar kur u vendos shorti. Kemi biseduar shpesh dhe kemi bërë shaka për këtë ndeshje. Nga dita e parë ka qenë lojtari më i afërt që më ka ndihmuar si brenda dhe jashtë fushës”.

“Kam shumë respekt për të, është profesionist i jashtëzakonshëm. E do shtetin e tij, edhe në momentet kur nuk është ftuar e ka përkrahur dhe shpresoj që të luan nesër, do të ishte betejë interesante”, është shprehur sulmuesi dardan.

Video👇

https://vt.tiktok.com/ZSuTAhDwo/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU