Vëllai i kërkoi të shkëputej nga Miri, Selin tregon vendimin që ka marrë

Selin Bollati ka folur pas mesazhit të fortë që mori nga vëllai i saj gjatë spektaklit të mbrëmshëm në “Big Brother”, shkruan Raporto24.

Familjari i kërkoi hapur që të distancohej nga Miri, duke i thënë se ajo është “më mirë vetëm”, një deklaratë që nxiti reagime të shumta si brenda shtëpisë ashtu edhe në rrjet.

Pas gjithë zhurmës që u krijua, Selin vendosi të japë një përgjigje, duke lënë të kuptohet se nuk ndikohet lehtë nga presionet dhe se vendimet e saj i merr vetë.

Gjatë një bisede me Mirin, ajo u shpreh e prerë:

“Unë nuk kam ndryshuar. Është puna ime. Ai nuk është këtu me mua. Do vijë vetë momenti që do vihet fjala e tij në vend”, tha Selin.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU