Volkanovski mbron titullin në UFC 325

Alexander Volkanovski zhvilloi një paraqitje madhështore duke mposhtur Diego Lopes me vendim unanim (49-46, 49-46, 50-45) në UFC 325 në Sydney dhe mbrojti titullin e peshës “featherweight”, transmeton KosovaPress.

37-vjeçari dominoi pesë raunde me lëvizje, kontroll dhe goditje më efektive, duke regjistruar fitoren e tetë në ndeshjet për titull dhe duke barazuar rekordin e Jose Aldos.

Pavarësisht një rrëzimi të shkurtër në raundin e tretë, Volkanovski ruajti qetësinë dhe e mbylli duelin në kontroll të plotë. Pas fitores, ai përmendi Movsar Evloev dhe Lerone Murphy si kundërshtarë të mundshëm të radhës.

Me këtë triumf, Volkanovski konfirmon se mbetet standardi i artë i kësaj kategorie.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU