Vrasja e Rexhë Brahimajt, arrestohet edhe një i dyshuar

Një person është identifikuar dhe arrestuar në Gjakovë, pas dyshimeve se ai ka të bëjë me vrasjen e Rexhë Brahimajt.

Ky është i dyshuari i dytë i arrestuar për këtë rast, pasi Q.S. u vetdorëzua në polici, pas incidentit të së martës, shkruan IndeksOnline.

Nga Policia e Kosovës bëjnë me dije se i dyshuari, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje për 48 orë, sakaq rasti u iniciua si: “Vrasje” dhe “Pjesëmarrje në rrahje”.

Në orët e hershme të së martës, në Gjakovë ndodhi përleshja fizike që la të plagosur viktimën Rexhë Brahima

Brahimaj u dërgua me urgjencë në QKMF, për t’u transferuar më pas në Spitalin e Gjakovës, ku ndërroi jetë./Rsporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU