​Vrasje në tentativë në Istog, sulmohen dy vëllezër me thikë

Dy vëllezër kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht nga tre persona të dyshuar nw Istog.

Sipas njoftimit të Policisë, viktimat kanë qenë në veturën e tyre, në afërsi të një autolarjeje, kur janë sulmuar me mjete të forta dhe thikë nga të dyshuarit, të cilët më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe ndodhen në arrati.

Si pasojë e sulmit, viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor. Njësitë relevante policore janë duke e hetuar rastin.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU