Vritet me thikë imami kosovar

Vritet imami Gazmend Tahirovci në Zlipotok, humb jetën pas përleshjes

Imami 46-vjeçar vdiq si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë, sipas njoftimit të Policisë së Kosovës.

“Është raportuar se ka ndodhur një rrahje në mes disa personave, si pasojë e kësaj viktima mashkull kosovar, dyshohet se ka marr lëndime nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKMF-Dragash, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës”, tha Policia në raporton 24-orësh.

I dyshuari për vrasjen është në arrati, sipas njoftimit të Policisë.

Hetimet për ngjarjen e rëndë janë ende në fazë fillestare.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU