Klubi futbollistik, Suhareka ka konfirmuar zyrtarisht nënshkrimin me mesfushorin e njohur, Endrit Krasniqi, i cili së fundmi ishte pjesë e Shkëndijës.
Suhareka ka vazhduar me përforcimin e skuadrës për të qenë sa më konkurrues në këtë sezon të Superligës së Kosovës.
Transferimi i fundit i klubit therandas është ish-futbollisti i njohur si shumë skuadrave kosovare, Endrit Krasniqi.
Është vet faqja zyrtare e Suharekës, e cila ka njoftuar nënshkrimin me Krasniqin me anë të një postimi.


