Zyrtare: Kapiteni Skriniar mungon ndaj Kosovës

Kapiteni i Kombëtares së Sllovakisë, Milan Skriniar mungon në ndeshjen ndaj Kosovës.

Trajneri Francesco Calzona ka publikuar listën e plotë të futbollistëve për ndeshjen ndaj “Dardanëve”,

Në listën përfundimtare shihet mungesa e emrit të kapitenit, Milan Skriniar.

Skriniar ishte i lënduar, por vendosi të udhëtonte me ekipin për ndeshjen e play-offit të Kupës së Botës 2026.

Kujtojmë që ndeshja zhvillohet sonte nga ora 20:45.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU