27-vjetori i rënies së Ilir Konushevcit dhe Hazir Malës, Latif Gashi: Plagët mbeten ende të hapura

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe një nga komandantët e Zonës së Llapit, Latif Gashi, ka kujtuar me nderim heroin Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Mala në 27-vjetorin e rënies së tyre.
Përmes një postimi në Facebook, Gashi ka shkruar se më 9 maj 1998, gjatë transportit të armëve për luftëtarët e UÇK-së, Konushevci dhe Mala u vranë pabesisht në një pritë të organizuar nga armiqtë e lirisë.
“Plagët dhe dhimbja mbeten ende të hapura, sepse kjo vrasje makabre vazhdon të mbetet pa drejtësi. Por emrat e tyre nuk i mbulon harresa kurrë. Ata janë pjesë e historisë sonë më të lavdishme, simbol i sakrificës, guximit dhe besnikërisë ndaj atdheut”, ka shkruar Gashi,trasmeton Raporto24
Ai theksoi se rënia e tyre ishte një goditje e rëndë për luftën çlirimtare, por jo për idealin e lirisë, i cili, sipas tij, jeton sot në Kosovën e lirë.
Në fund të mesazhit të tij, Gashi u shpreh: “Lavdi e përjetshme Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Mala! Qoftë i përjetshëm kujtimi për ta dhe për çdo dëshmor që ra për lirinë e Kosovës!”./Raporto24/

Vajza e Ilir Konushevcit krenare për babanë, por me dhimbje që e vërteta ende nuk u zbulua

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU