Në vitin 2007, kur Kosova po negocionte për shpalljen e pavarësisë me Grupin e Unitetit, lëvizja Vetëvendosje kishte organizuar një performancë protestuese në Podujevë.
Grupi negociator përbëhej nga Fatmir Sejdiu, Hashim Thaçi, Lutfi Haziri, Veton Surroi dhe Skënder Hyseni, ndërsa në krye të procesit të negociatave ishte ndërmjetësi ndërkombëtar Martti Ahtisaari,shkruan Raporto24
Performanca u realizua në formën e një kali, ku ishin vendosur emrat e negociatorëve kosovarë, ndërsa në kokë ishte vendosur fotografia e Ahtisaarit. Vetëvendosje, si lëvizje në atë kohë, ironizonte me procesin e negociatave, duke kundërshtuar vijën e tyre politike.
Në fund të këtij procesi, Ahtisaari dha rekomandimin që Kosovës t’i njihej e drejta për shpalljen e pavarësisë./Raporto24/










Foto:Blerim Uka


