Organizohet peticion online për kandidaturën e Prof. Murat Jasharit për President

Një peticion online është iniciuar nga qytetarë të ndryshëm, përmes të cilit i bëhet thirrje Kuvendi i Republikës së Kosovës që të marrë në konsideratë kandidaturën e Prof. Murat Jasharit për President të vendit,shkruan Rapoeto24
Në tekstin e peticionit, qytetarët theksojnë nevojën për përgjegjësi, dinjitet dhe përfaqësim në procesin e zgjedhjes së Presidentit, duke e cilësuar këtë moment si kyç për funksionimin e institucioneve shtetërore.
Nënshkruesit i drejtohen gjithashtu vetë Prof. Murat Jasharit, duke e ftuar që ta shohë këtë mbështetje si besim publik dhe të jetë i gatshëm të kontribuojë, nëse kjo nismë merr formë institucionale.
“Ky peticion është një thirrje qytetare për një proces që reflekton vlerat mbi të cilat është ndërtuar shteti ynë dhe sakrificën mbi të cilën qëndron liria jonë”, thuhet në reagim.
Po ashtu, kërkohet që zgjedhja e Presidentit të jetë në përputhje me pritjet e qytetarëve dhe të ruajë dinjitetin e institucionit të Presidencës si simbol i unitetit dhe vazhdimësisë shtetërore.
Sipas organizatorëve, kjo iniciativë synon të forcojë rolin e qytetarëve në vendimmarrje dhe të sigurojë që proceset kyçe politike të reflektojnë vullnetin dhe interesin publik./Raporto24/

Peticioni👇

https://www.change.org/p/murat-jashari-p%C3%ABr-president?fbclid=IwdGRjcARaCNhjbGNrBFoIbGV4dG4DYWVtAjExAHNydGMGYXBwX2lkDDM1MDY4NTUzMTcyOAABHthsge7gYKRZqKcUyXKeN_AhRJkQSgl62tvS9lDEeCwmNpfi8AVYoEzKeD1Z_aem_mdNC0a2_M42jsyGPz7gmsQ

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU