No menu items!

Arta Nitaj i reagon Deamishelit për zgjedhjen e famshme në BBVA, ia përmend huqjet e mëdha që bëri gjatë lojës së inteligjencës

Bukuroshja e njohur Arta Nitaj, ka shprehur revoltën e saj për mbrëmjen e së shtunës në kuadër të spektaklit Big Brother VIP Albania.

Kjo pasi mbrëmja ishte shumë e zhurmshme për shkak të mundësisë që iu dha banores Deamishel për të çuar në një televotim të dytë tre persona.

Ajo zgjodhi Luiz Ejllin, Kiara Titon dhe Efi Dhedhes, ku kjo e fundit rezultoi e eliminuar pasi mori më pak vota.

Kjo zgjedhje e saj shkaktoi një “furtunë” në rrjetet sociale, ku shikues të shumtë të spektaklit kanë shprehur revoltën e tyre lidhur me këtë çështje.

Një reagim mbi këtë çështje e bëri edhe bukuroshja Arta Nitaj, e cila fillimisht bëri një status në InstaStory duke shkruar: “Kisha shkrujt diçka po më mirë jo”.

Foto: Arta Nitaj/InstaStory

Më pas, ajo rishpërndau në InstaStory një shkrim kundër banores Deamishel, e cila ishte ajo që bëri zgjedhjen e shumë diskutuar

“Ka fituar testin e inteligjencës, At Zef Pllumbi ka vdekur 27 vjeç; Skënderbeu ka lindur në vitin 1956; Edhe Kosova kufizohet me Greqinë”, shkruhej në shkrimin e rishpërndarë nga Arta në InsatStory.

Foto: Arta Nitaj/InstaStory

Bukuroshja nga Peja duket se është tejet e revoltuar me Dean, gjersa në fillim të spektaklit ajo ishte mbështetëse e Kejvina Kthellës, e cila u eliminua nga BBVA për shkak të dhunës fizike të ushtruar në shtëpi. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.