No menu items!

“Atij i jep energji Golden Eagle”, bëhet virale videoja kur Kristi dhe Armaldo flisnin për energjinë e madhe që ka Luizi në BBVA

Big Brother VIP Albania kanë shkëputur në mënyrë të njëanshme kontratën me kompaninë kosovare të pijeve, ‘Frutex’.

Kompania në fjalë e cila prodhon pijen energjike “Golden Eagle”, ka qenë një prej sponzorëve të kontraktuar deri në përfundim të spektaklit, por gjatë rrugës produksioni kanë vendosur t’i ndajnë rrugët me ta.

Kjo ka bërë që kompania e themeluar në Suharekë, të reagojë publikisht duke paralajmëruar edhe ndërmarrjen e masave ligjore ndaj televizionit Top Channel, që organizon spektaklin Big Brother VIP Albania

Por kur jemi te “Golden Eagle”, kjo pije energjike ka qenë jo pak e përfolur brenda ambienteve të BBVA, gjatë kohës që ishte sponzor.

Ajo ishte një prej pijeve më të konsumuara të këngëtarit Luiz Ejlli, i cili njëherësh është banori më i përfolur të këtij edicioni të Big Brother VIP Albania 2.

Madje, në një moment dy nga banorët e shtëpisë, Kristi dhe Armaldo, kishin ngritur dyshimet mbi energjinë e tij, duke aluduar që ajo vjen nga pija energjike “Golden Eagle”.

Vetëm ai njeri nuk di të lodhet, ti shiko çfarë energjie pati ai pas panelit, ka diçka që ia jep këtë energji atij. Më kupton? Mbas panelit, ai ka energji, flet, këndon”, thotë Armaldo, gjersa më pas Kristi i drejtohet duke i thënë: “‘Golden Eagle’ o burr, po pi tërë kohës, non stop”.

Ndërkohë, vet produksioni i BBVA nuk kanë reaguar mbi deklaratat e ‘Frutex’ pas shkëputjes së kontratës. /Raporto24

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.