No menu items!

Tuna flet për hitin e saj të madh: Zogu për të cilin këndova nuk është një zog i rëndomtë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Tuna Sejdi, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”.

Ajo iu është përgjigjur shumë prej pyetjeve të fëmijëve të programit, ku mes tyre ka hasur edhe në pyetje ngacmuese.

Njëra nga pyetjet është lidhur me këngën e saj të famshme, “Fenix”, e cila njihet për frazën e saj shumë të përfolur “Zogu më i mirë prej krejtve”.

Një nga fëmijës e pyeti se pse në vend të zogut nuk ka thënë “papagall”.Foto: Tuna Sejdi/Instagram

“Sepse zogu për të cilin unë këndova nuk është një zog i rëndomtë, është një zog që në mitologji njihet si një zog që fluturon më lart nga të gjithë të tjerët dhe të gjithë të tjerët i sheh poshtë dhe ky zog asnjëherë s’vdes, gjithmonë rikthehet dhe ka ambicie shumë të çmueshme”, ka thënë këngëtarja shqiptare


Përndryshe, Tuna në vitin 2013 ishte bërë një senzacion në vete me hitin “Fenix”, të cilën e interpretonte në bashkëpunim me reperin Cozman. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.