No menu items!

Xhuli për Vedatin: Nëse të gjithë burrat do të ishin si ai, Kosova do të ishte pjesë e Serbisë

Xhuli Nura edhe mbrëmë (e shtunë) gjatë spektaklit të Big Brother VIP Kosova ka debatuar me aktorin Vedat Bajrami.

Vedati gjatë një diskutimit pak ditë më parë e quajti Xhulin me epitetin ‘komandante e Dubait’.

Xhuli u ndje e ofenduar madje me lot në sy ka kërkuar që Ved

Mirëpo, edhe gjatë ditës së sotme (e shtunë), Xhuli është parë e acaruar teksa po diskutonte me Stresin për Vedatin.

Modelja nga Drenica ka rikthyer temën e luftës që kohë më parë e diskutoi me Vedatin duke e pyetur se pse nuk ka qëndruar të luftonte.

Xhuli i tha Stresit se vazhdon të ketë të njëjtën mendim për aktorin dhe se mendon që ai është ‘dështak’.

Pse t’i kërkoj falje kur nuk e kam ofenduar, unë thjesht mendoj që je një dështak që nuk ke guxim me i dalë ballë kushdo që mundohet me hy në territorin tënd, pyetja e vetme që i bie pishman që nuk ia kam bërë, ‘nëse krejt kishin qenë si ti Vedat Bajrami çka kish ndodh me Kosovën, nëse askush nuk i kish dalë ballë serbit ku do ishte Kosova sot, ne nuk do të ishim në Big Brother VIP po ishim pjesë e Serbisë ose kishim ardh krejt në Shqipëri, por kemi burra që kanë luftuar e që i kanë dalë ballë serbit”, tha Xhuli.

Ndryshe, kujtojmë që pas debatit me Xhulin, Vedati mbrëmë u zgjodh i preferuari i publikut.

Ndërsa, theksojmë që e eliminuara e radhës ishte banorja nga Shqipëria, Melisa Lleshi. /Telegrafi/

 

https://www.instagram.com/bigbrothervipkosova/?utm_source=ig_embed&ig_rid=7a491769-12d4-49ad-9a16-5a589253b498&ig_mid=D4B95BE9-9886-4E13-AC8F-8D2F4FBC36EE

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.