Goran Radosavleviq me nofkën Guri, është një nga komandantët më famëkeq serb që dyshohet për udhëheqjen e disa prej masakrave më të mëdha në Kosovë. Masakrat e krimet ndaj Kosovës dhe UÇK-së, Radosavleviq i nisi me krimin mbi familjen Jashari, pastaj me masakën në Reçak e Qyshk të Pejës, për të kulmuar me zhdukjen e pastraj vrasjen e 3 vëllezërve me nënshtetësi amerikane, Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqi.
Pas daljes së parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më 28 nëntor 1997, forcat serbe do të nisnin planet e tyre për ta dëmtuar sa më shumë ushtrinë e cila kishte synim çlirimin e vendit. Normalisht në cak të serbëve ishte komandanti Adem Jashari dhe familja e tij, që vlerësohej si bërthama e UÇK-së, raporton gazeta Nacionale.
Për këtë, pak muaj pas daljes publike, saktësisht më 22 janar 1998, forcat serbe nisën edhe sulmin e dytë ndaj Jasharëve. Sulmi doli të ishte i dështuar pasi familja Jashari arriti t’i largojë forcat serbe nga fshati Prekaz
Artikulli i plot⬇️
https://nacionale.com/drejtesi/kush-eshte-goran-radosavleviq-komandanti-famekeq-serb-qe-udhehoqi-masakren-ndaj-familjes-jashari