No menu items!

“Unë me Sarën si Luizi me Kiarën” – Ledri Vula mbështet këngëtarin shkodran në koncertin e tij

Këngëtari shkodran, Luiz Ejlli është në qendër të vëmendjes që kur u bë pjesë e Big Brother VIP Albania në dhjetor të vitit të kaluar.

Ai ka arritur që të rrëmbej zemrën e publikut duke u kthyer në kryefjalën e edicionit të këtij viti të BBVA.

Por, Luizi ka fituar edhe simpatinë e emrave të njohur të skenës së muzikës shqiptare në mesin e tyre edhe të reperit nga Kosova, Ledri Vula.

Foto: Ledri Vula/Instagram

Reperi së fundmi ka përmendur këngëtarin dhe banorin e shtëpisë më të famshme në Shqipëri në një nga koncertet e tij.

Ledri fillimisht ka përshëndetur partneren e tij, Sara Hoxha dhe valltarin Luixhino Hala të cilët ndodheshin në audiencë.

Foto: Luiz Ejlli/Instagram

Më pas publiku ka thirrur emrin e Sarës dhe në këtë moment Ledri iu bashkua brohoritjeve duke thënë emrin e Luizit.

Luizi, Luizi, unë me Sarën si Luizi me Kiarën”, ka thënë reperi që u mirëprit nga fansat që ishin të mbledhur për ta parë nga afër performancën e tij.

Kujtojmë që rreth një javë më parë Sara bashkë me Luixhinon hynë në BBVA si një juri për të gjykuar performancat e banorëve në vallëzim.

Dyshja vendosën që fitoren të ia dhuronin pikërisht Luizit që ishte në ekip me Deamishel, pas kësaj artisti iu drejtua Sarës duke i thënë “e ke burrin më të mirë në botë” referuar Ledrit.

Ndërkohë edhe emra të tjetër të njohur nuk kanë hezituar që të tregojnë hapur mbështetjen e tyre për Ejllin një ndër to është edhe këngëtarja tjetër, Dafina Zeqiri. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.