No menu items!

Krasniqi sqaron pse nuk e ka vizituar Kullën e Jasharëve pas homazheve në Prekaz

Mungesa e vizitës nga kreu i PDK-së, në familjen Jashari, gjatë datave pesë, gjashtë dhe shtatë mars, kishte ngjallur debat në media dhe rrjete sociale.

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka thënë se ka raporte korrekte me familjen Jashari, por se sipas tij nuk e kanë pasur traditë shkuarjen në kullat e Jasharëve.

Moderatori i “Debat Plus”, Ermal Panduri e ka pyetur për raportet që ka ai me Familjen Jashari pasi është vërejtur mungesa e tij në kullat e Jasharëve për dallim nga liderët tjerë opozitarë, derisa Krasniqi është përgjigjur se gëzon respekt të madh për ta.

“Raporte të respektit më të madh kombëtar, politik e partiak”, ka deklaruar Krasniqi derisa ka refuzuar krahasimin me liderët tjerë opozitarë si Adixhiku që kanë realizuar vizita te Jasharët.

Mos më krahaso mua me liderët tjerë partiakë. Secili i ka punët e ndryshme. Ne nuk shkojmë në kullë as sivjet e as vjet e madje as para pesë viteve. Ne shkojmë dhe u japim nderimet të varret Adem Jasharit, Shaban Jasharit, Hamëz Jasharit e gjithë 59 dëshmorëve total që ndodhen në ato varre e që janë heronjtë më të denjë të shtetësisë së Kosovës”.

“Unë të them të drejtën as që e paskam menduar se duhet të shkojmë pasi që nuk e kemi pasur pjesë të traditës. Raportet janë korrekte në aspektin e respektit kombëtarë, politik e partiak”, deklaroi tutje Krasniqi./Telegrafi/

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.