Nata gjysmëfinale e Big Brother VIP Kosova po karakterizohet me surpriza të shumta nga “Vëllai i Madh” – e një e tillë u rezervua edhe për Vedatin.
Pasi që vajza e vogël e Vedatit, Luna po festonte ditëlindjen e saj, “Vëllai i Madh” i ka shfaqur aktorit një video porosi, ku shihej vetë goca e ditëlindjes bashkë me të motrën e saj si dhe gruan e konkurrentit.
Nga studioja u bë me dije, se “Vëllai i Madh” kishte dashur ta takonte Vedatin ‘live’ me vajzat e tij, veç se këto të fundit momentalisht janë me grip, si rezultat i ftohjes sezonale.
Gjithsesi, Vedati ka shpërthyer në lot, si rrallë herë dhe është përmalluar pafund për familjen e tij.
Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.