Ish konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, e cila ndodhet për vizitë afat shkurtë në shtëpinë e “Vëllait të Madh”, Shota ka reaguar në lidhje me “ndarjen” e Xhulit nga Atdheu.
Shota ka thënë të ketë ndier keqardhje pasi që Atdheu “e kishte braktisur ‘live’ Xhulin”.
“Momenti kur mu ke dhimbsur më së shumti është kur Atdheu të ka lënë ‘live’. Me pas pasur Atdheun shok, e kisha thirr dhe do t’i thoja gjithçka, se nëse kishte qenë tjetra do të kishte qarë deri në mëngjes”, ka thënë Shota pos tjerash.
Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.